Administrata Tatimore e Kosovës thotë se me datën 13.09.2017, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njoftimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, me të cilin njoftohet ATK se pas përfundimit të hetimeve nuk ka ekzistuar dyshim i bazuar lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga tre zyrtarët e ATK-së, dhe si rezultat i kësaj Prokuroria me Aktvendimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, ka pushuar hetimet ndaj zyrtareve të ATK-së.
ATK bën të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me kallëzimin penal të paraqitur nga Policia e Kosovës.
“Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimin ndaj zyrtareve të ATK-së, si rezultat i kallëzimeve penale të paraqitura nga Policia e Kosovës, prandaj ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarrura nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtareve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin“, thuhet në njoftim.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës