Forcat afgane të sigurisë kanë zmbrapsur një sulm të madh të koordinuar nga qindra militantë talibanë në provincën e Nuristanit, duke vrarë mbi 70 militantë.
Saeed Momand, zëdhënës i guvernatorit ka thënë për Anadolu që qindra militantë sulmuan pikën e kontrollit të sigurisë në provincën malore që është në kufi me Pakistanin, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se militantët u morën nga Forcat Kombëtare të Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë (ANDSF) për orë të tëra.
Zëdhënësi tha se 70 militantë u vranë ndërsa 30 të tjerë u plagosën në betejë.
Talibanët, nga ana e tyre, pohuan se kishin vrarë 20 persona të sigurisë në këtë sulm./arbresh.info/
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...