Tashmë të gjithë e dimë se motrat Hoxha udhëtojnë shpesh drejt Anglisë.
Madje në këto udhëtime u është bashkuar edhe bashkëshorti i Sarës, Ledioni. Jo më kot është pikërisht Londra qyteti i tyre i dashurisë. Së fundmi, Sara dhe Ledioni kanë udhëtuar së bashku në Angli e veç fotove të ndryshme në rrjetet sociale, kanë qenë pikërisht Insta Storie-t e Sarës që na kuriozuan.
Ajo ka publikuar një foto të modeles së njohur Chrissy Teigen me të bijën, Lunën, si dhe një të këngëtarit të famshëm të “All of Me” John Legend. Nga fotot duket se Chrissy dhe John janë ulur duke bërë një bisedë miqësore, por se çfarë është ajo në të vërtetë nuk e dimë.
Ajo ç’ka dimë me siguri është fakti se Sara dhe Ledioni janë me shumë fat që ndodhen pranë çiftit të njohur ndërkombëtar./Blitz.al

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...