Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe për bisedime për zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojë Serbinë të premten, ka mësuar gazeta serbe “Danas”.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se me këtë rast Hahn do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa temë kryesorë e bisedimeve do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës, gjendja në Ballkanin Perëndimor, avancimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE, me fokus të veçantë në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e shtetit ligjor, transmeton Koha.net.
Po ashtu mësohet se para shkuarjes në Beograd, zyrtari i BE-së do të qëndrojë në Shqipëri të enjten.
Burimet i kanë thënë “Danasit” se BE është e kënaqur që “më në fund ka përfunduar kriza disamujore politike në Kosovë” si dhe për faktin se përfaqësuesit serbë, të afërt me Beogradin zyrtar, janë bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj.
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...