Ministri i deritashëm i Arsimit, Arsim Bajrami ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, Shyqiri Bytyqit.
Bajrami ka thënë se është bërë një punë e madhe gjatë mandatit të tij por shtoi se Bytyqin e presin edhe shumë punë të tjera.
“I kërkoj ministrit Bytyqi që të punojë me profesionalizëm dhe të avancojë sistemin arsimor pasi ende ka punë për t’u bërë”, tha Bajrami, raporton KTV.
E ministri i ri, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të punojë shumë dhe se shumë shpejt do ta shpalosë edhe programin e tij.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar