Në xeheroren ”Lece” në rrethinë të Medvegjës mbrëmë rreth orës 23:00 janë gjetur dy trupa të pajetë të dy minatorëve, që sipas mediumeve në Serbi, janë nga Maqedonia që kanë punuar përkohësisht në këtë minierë.
Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë Z.P (48) dhe T.N (53). Zyrtarë të kësaj miniere e kanë konfirmuar rastin dhe prejardhjen e viktimave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kolegëve tjerë që kanë punuar në minierë, të ndjerët tashmë, nuk janë larguar me kohë gjatë minimit të murreve të minierës. Njoftimi për tu larguar nga vendi i minuar nuk është respektuar, dhe sipas dëshmitarëve, ky ka qenë shkaku i vërtetë i vdekjes.
Mësohet se minatorët kanë qenë duke punuar për katër vite në Serbi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...