Presidenti Trump do të marr pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore sot më vonë në Pentagon, që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër komercial i rrëmbyer në atë ditë famëkeqe. Herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.
Nënpresidenti Mike Pence do të udhëtojë në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë dhe se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.
Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.
Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej. /VOA/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...