Operacioni i sigurisë që ka për cak myslimanët Rohingya në Myanmar “duket një shembull i librave shkollorë për pastrimin etnik”, thotë shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së.
Zeid Raad Al Hussein i kërkoi Mianmarit që të përfundojë “operacionin mizor ushtarak” në shtetin Rakhine, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 300,000 myslimanë të Rohingya kanë ikur në Bangladesh që kur dhuna shpërtheu atje në fund të muajit të kaluar.
Ushtria thotë se po reagon ndaj sulmeve të militantëve të Rohingya dhe mohon se po synon civilët.
Dhuna filloi më 25 gusht, kur militantët Rohingya sulmuan postet e policisë në Rakhinën e veriut, duke vrarë 12 persona nga personeli i sigurisë.
Rohingyas, të cilët kanë ikur nga Mianmari që atëherë thonë se ushtria u përgjigj me një fushatë brutale, duke djegur fshatra dhe duke sulmuar civilët në një përpjekje për t’i përzënë ata.
Rohingya, një pakicë pa shtet në Rakhinën me shumicë budiste, kanë përjetuar për shumë kohë persekutimin në Mianmar, që thotë se ata janë emigrantë të paligjshëm./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...