SOS Fshati i Fëmijëve, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të premten kanë martuar një vajzë, e cila ishte rritur në SOS Fshat.
Siç thuhet në njoftimin e publikuar së bashku me disa fotografi në Facebook, ajo kishte ardhur aty si e vogël, bashkë me motrat dhe vëllanë.
Ky është njoftimi i plotë:
SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi.
Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllain dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmijën e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.
Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë.
Një falenderim i veqantë shkon për Flutura Dedinja e cila me shumë kënaqësi dhuroi fustanin e nusërisë, Vjosa Dolcetto e cila përgatiti tortën e martesës, Gentli shoes dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët me aq sa patën mundësi ndihmuan që vajza jonë të ketë një fillim të mbarë të kapitullit të ri të jetës së saj.
Paqin fat e ju priftë e mbara!(sic)

Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...