Partitë politike shqiptare pa përjashtime në të gjitha zgjedhjet pavarësisht se janë ato lokale apo parlamentare, në fushatat e tyre elektorale gjithnjë kanë trajtuar edhe pjesën e luftës dhe ushtarët e UÇK-së për të përfituar nga elektorati vota në zgjedhje.
Ish-ushtarak të UÇK-së për Zhurnal theksojnë se madje në zgjedhjet e fundit parlamentare një person vetëm pse brohoriti disa herë UÇK…UÇK… u bë deputet.
Në prag të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit ato ndjehen të margjinalizuar dhe lënë anash. Thonë se nuk janë të përfshirë mjaftueshëm në listat e kandidatëve për këshilltarë dhe në kaditaurat e partive politike për kryekomunar.
Edhe pse, sipas tyre në taborin e ish-ushtarakëve ka kuadër cilësor dhe shumë të përgatitur.
“Përfshirja e ish ushtuarve të UÇK-së në kandidatura për kryetar komunash dhe për lista është e papërfillshme. Kandidimi i ish ushtuarve në listat për këshilltar komunal nga partitë politike tashmë po shihet si një hendikep dhe jo si përparësi sepse e keqpërdorën aq shumë emrin e UÇK-së deri sa kanë arrit që të asocoj tamam si një organizatë jashtë tokësore. Për këtë gjendje janë fajtor edhe vet ish komandantët të cilët ishin dhe janë pjesë e partive politike sepse lejuan që ish ushtarët të trajtohen nga partit politike si lypsar e jo si ish ushtar të UÇK-së që sakrifikuan për të mirën e përgjithshme,pastaj i ndan ata me ngjyra partiake dhe ata që nuk i takuan ngjyrave të partive të tyre i poshtëruan, i burgosën i vranë ashtu siç nuk njeh historia jonë kombëtare”, thekson për Zhurnal.mk, Azbi Nuredini ish-epror i UÇK-së dhe drejtues i incativës për dorëzimin e ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Shpresat tona, shton ai, për trajtim njerëzor të ish ushtarve të UÇK-së pa i dalluar nga ngjyra partiake janë të shuara sepse e kaluara e hidhur 15 vjeçare na e ka vërtetuar këtë, disa dhjetëra ish ushtar të UÇK-së janë burgjeve të pafajshëm, disa ikën në europ për ekzistencë disa bredhin rrugëve të Maqedonisë,kjo ngjan me ata që nuk u pajtuan me politikat e “nënës parti”.
“Kush nuk dëgjoi “nënën”parti xheti këtë histori! Klanet dhe libreza partiake janë çelci i punësimit avancimit dhe karrierës te shumica e partitë politike shqiptare”, nënvizon Nuredini.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...