Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar për kryetar grupi, deputetin socialist, Taulant Balla, i cili ishte i vetëm në këtë garë.
Gjatë takimit të grupit të drejtuar nga kryeministri Rama, ai ka porositur deputetët që të mos mungojnë në seancën parlamentare të së shtunës.
“Duhet korrektesë maksimale, nuk do lejohet dalja nga rendi i ditës. Duhet të fokusoheni tek marrëdhënia qeveri-deputet, do nënshkruhet një marrëveshje. Nuk do lejohet asnjë emërim pa nivelin profesional”, tha Rama.
Seanca e parë parlamentare për këtë sesion është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta për më datë 9 shtator në orën 10:00.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar