Në fjalimin e mbajtur në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi theksoi se në 26 vitet e fundit janë bërë hapa të rëndësishëm përpara drejt qëllimeve strategjike të Maqedonisë, e cila sot është subjekt i njohur ndërkombëtar dhe faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Xhaferi shprehu mirënjohje ndaj deputetëve të përbërjes së parë parlamentare të Republikës së Maqedonisë, duke thënë se ato e zbatuan vullnetin e qytetarëve të shprehur në referendumin që u mbajt më 8 shtator të viti 1991, referendum në të cilin maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të tjerët u përcaktuan për shtet autonom dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë.
Para 26 vitesh u përcaktuan edhe qëllimet strategjike, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm.Në planin e brendshëm Maqedonia ishte definuar si shtet qytetar i cili bazohet në të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive njerëzore, mbi parimet e demokracisë parlamentare dhe sundimin e të drejtës, ndërsa në planin e jashtëm, qëllim prioritar strategjik ishte përcaktuar integrimi i plotë në strukturat euroatlantike, BE dhe NATO.
Sipas Xhaferit, Maqedonia është një subjekt i njohur ndërkombëtar, i cili në periudhë të caktuar kohore paraqiste kanosje për paqen në rajon, mirëpo tani është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira