Katër lagjet e fshatit Shipitullë kanë bllokuar sot punën e makinerive të KEK-ut të cilat ishin duke gërryer.
Një banor i këtij fshati ka thënë për portalin arbresh.info se kjo protestë paraqet pakënaqësitë e këtyre banorëve pasi që në shkresën që e kanë marrë nga Qeveria për vendimin përfundimtar për shpronësim jepet një çmim shumë i ulët.
“Protesta paraqet pakënaqësinë e qytetarëve të 4 lagjeve të fshatit Shipitullë pasi që Qeveria ka sjell shkresën me vendimin përfundimtar për shpronësim me një çmim tejet denigrues, të ulët që është edhe nën çmimin e KEK-ut.Për ne është e papranueshme kur nuk po realizohen kërkesat e qytetarëve siç është punësimi, shpërngulja e dinjitetshme dhe caktimi i pllazeve në fshatin Shkabaj-Haden e re”, ka thënë ai duke treguar se në vend ishte edhe Policia.
Banorët e fshatit, i kanë thënë portalit arbresh.info, se nesër do të protestojnë kundër vendimit të Qeverisë/arbresh.info/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër