I mandatuari për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vie nga radhët e koalicionit PAN, ka kërkuar nga qytetarët e vendit që ta mbështesin për të kaluar të gjitha sfidat që e presin vendin tutje.
Në fjalimin e tij në një konferencë për media, Haradinaj, po ashtu ka thënë se ndihet i preokupuar për ata të cilët po mendojnë se gjejnë zgjidhje duke marrë rrugë jashtë Kosovës.
”Kemi Kuvendin e Kosovës funksional, na pret edhe një pjesë e punës, votimi i Qeverisë së vendit. Një afat të caktuar kohor, do të thrasim seancën dhe Kuvendi do të ketë Qeverinë”.
”Ajo që ne na mundon shumë është gjendja në vend t’gjitha ato tema që e preokupojnë qytetarin tonë. Është një sinjal që për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të dyjes me autobus është zgjidhje. Iu bëj thirrje qytetarëve të vendit se zgjidhjet do të vijnë këtu e jo jasht vendit sikurse u zgjodh çështja e Kuvendit”.
Sipas Haradinajt, jeta do të krijohet në Kosovë, zgjidhja do të gjendet në Kosovë sikurse u gjet në zgjidhjen e çështjes së Kuvendit.
”Ju ftojmë që t’na përcjellni në këto sfida bashkarisht. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin, kemi besim që do të votohet Qeveria sepse e kemi votën”.
”Parlamenti i vendit do të mbrojë vendin e vet. Detyra jonë e të gjithëve është me punë perfekte në vend, me një mobilizim të madh qeverisës të gjithë partnerëve jo vetëm politik por edhe ekonomik do të kthejmë shpresën. Këtu është vendi ynë e këtu do ta krijojmë jetën”.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...