Dramë e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Cirniçe të Shkupit, në rrugën “Çedomir Kantarxhiev”, kur djali me thikë ka vrarë babain e tij.
Në polici rasti është paraqitur në orën 22:15, ndërsa dëshmitare ka qenë gruaja e të ndjerit. Ajo tha se ka qenë në dhomë me bashkëshortin e saj, në të cilën është futur djali dhe ka filluar diskutimet me babain e tij. Më pas ka nxjerrur thikën dhe e ka sulmuar babain e tij deri në vdekje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve viktima L.T (68) ka qenë ish-politikan, ndërsa djali i tij i cili ndodhet në arrati ka pasur probleme psikike, për të cilat disa herë ka qenë i shtrirë në spital.
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...