Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se veprimi ushtarak nuk është ‘zgjedhja e parë’ e tij për Korenë Veriore.
Ai këtë koment e ka bërë pas një bisede telefonike me Presidentin kinez, Xi Jinping, transmeton portali arbresh.info
“Ne do të shohim çfarë do të ndodhë,” ka thënë Trump kur u pyet nëse është duke e marrë parasysh veprimin ushtarak mbi Korenë Veriore. “Sigurisht që nuk zgjedhja ime e parë, por do të shohim”.
Trump tha se aid he Xi janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje mbi situatën e krijuar, duke e përshkruar telefonatën si ‘shumë të sinqertë dhe të fuqishme’.
“Ne nuk do të rrimë duarkqyr me atë që po ndodh në Korenë Veriore. Besoj se edhe Presidenti Xi pajtohet me mua 100 përqind”, shtoi ai.
Presidenti amerikan të dielen paralajmëroi se po konsideronte ‘ndalimin e tregtisë me çdo vend që bënte biznes me Korenë e Veriut’.
Çdo veprim për të ndërprerë tregtinë me Kinën do të përbënte një goditje të dëmshme dhe të madhe për të dyja ekonomikë. Ekspërtët kanë sugjeruar kjo ishte ‘vetëm një retorike boshe e Presidentit Trump’./arbresh.info
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...