Mediat argjentinase me kritika për sulmuesin kryesor, Lionel Messi.
Argjentina nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 me Venezuelën në shtëpi, duke bërë që të rrezikojë edhe vendin e pestë në grup që të çon në “playoff”.
Skuadra e Sampaolit nuk shkëlqeu dhe as individualitetet si Messi, Di Maria, Dybala apo Icardi nuk dhanë atë që pritej. Gjithsesi, shtypi argjentinas shënjestroi yllin e Barcelonës pas kësaj ndeshjeje, raporton “Top Channel”.
“Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë”, shkruan gazeta argjentinase “Ole”.
“Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë. Leo luajti një pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthente, por nuk shpërtheu”, vazhdon “Ole”.


Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi