Është mbajtur sot ceremonia e shugurimit të katedrales “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë nën udhëheqjen e të dërguarit të posaçëm të Papa Françeskut, kardinalit shqiptar, Ernest Simon.
Një numër i madh i besimtarëve katolik, përfaqësues fetarë dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës e të vendeve të rajonit morën pjesë në këtë ceremoni.
Ipeshkvi i Ipeshkivsë së Kosovës, Don Lushi Gjergji tha me këtë rast se në një vjetorin e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, populli i Kosovës po e nderon sërish atë duke shuguruar katedralen me emrin e saj, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ishte po ashtu i pranishëm në këtë ngjarje, tha se katedralja është shtëpi e Zotit, por është edhe shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Uroj që kjo katedrale për sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të t’u përkujtojë të gjithëve se kush ishte Shën Tereza”, u shpreh Thaçi.
Duke folur për figurën e Nënë Terezës, Thaçi tha se ajo pati zemrën e madhe për gjithë botën.
Tha se duhet të ndihemi krenar se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza.
“Nuk ka pëlhurë të bardhë apo të zezë që mbulon identitetin e Skënderbeut”, tha Thaçi./arbresh.info/

123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...