Ministri i arsimit në Serbi, Mladen Sarçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq sot nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë.
Ata nuk arritën të kalojnë në pikë-kalimin kufitar në Jarinje, raporton Tanjug.
Marko Gjuriq ka thënë se me këtë veprim është shkelur marrëveshja për lirinë e lëvizjes, transmeton lajmi.net. Kurse ministri serb i arsimit ka thënë se kthimi prap i tyre është bërë duke u trajtuar si kontrabandistë.
Sarçeviq dhe Gjuriq u ndaluan në Jarinjë në rrugën Rashkë-Leposaviq pasi nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë.
Të dy kishin planifikuar që sot në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të hapin Institutin për kujdesin shëndetësor të studentëve të Universitetit paralel të Prishtinës.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin