Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi ashpër testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.
Gjatë një shkrimi në faqen zyrtare të NATO-S, Stoltenberg, tha se kjo është një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë atë të UNHCR, të miratuar në nëntor 2016.
“NATO-ja është e shqetësuar nga qëndrimi destabilizues i Phenianit, që përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. I kërkoj Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të lerë mënjanë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që nxisin tensione dhe destabilite” shkruan Stoltenberg.
Koreja e Veriut pretendon se ka kryer me sukses ditën e sotme një test të një bombe me hidrogjen, që mund bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale.
Ndërkohë, agjenci të ndryshme gjeologjike njoftuan për dy tërmete artificiale pranë zonës së kryerjes së këtyre provave nukleare.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon