Elita Rudi është 24 vjeçare dhe është e njohur në mbarë botën.
Kur mendojmë për të gjithë botën, i referohemi ithtarëve të rrjeteve sociale, kështu e nis shkrimin portali kroat për bukuroshen tonë.
Më tutje ueb-faqja denvnik.hr shkruan se Elita është shumë e famshme në Kosovë ku punon si prezantuese televizive.
Elita është një yll i vërtetë i Instagramit ku ndiqet prej rreth 350 njerëzve, gjë që nuk është çudi, sepse duket e mahnitshme.

Zeshkania ka lindur në qytetin e Gjakovës ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri e konsiderojnë seks simbol.
Elita Rudi udhëton shumë dhe gjatë intervistave të shpeshta tregon se si e do Kroacinë, përkatësisht qytetet turistike, Dubrovnikun dhe Splitin. Në kohën e lirë pëlqen të gatuajë, veçanërisht ushqimet tradicionale shqiptare.
Si ju duket zeshkania e nxehtë? A keni takuar kësi lloj bukuroshe në brigjet tona detare, pyet në fund lexuesit portali kroat? /Telegrafi/


Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...