Granit Xhaka i ka idetë e qartë: në verën e vitit 2018, do të jetë i përqendruar vetëm te Botërori ku pret të marrë pjesë me përfaqësuesen e Zvicrës.
Mesfushori ka treguar për të përditshmen zvicerane “Blick” se ky objektiv mund të ndikojë edhe jetën e tij familjare.
“Shpresoj që të kem fëmijë së shpejti. Por nuk ka ende ndonjë rrugës, pasi edhe për fëmijët duhet një plan i mirë”, tha Xhaka, i cili ka “paralajmëruar” bashkëshorten e tij, Leonitën, për “surpriza” të mundshme gjatë verës së ardhshme.

“Pse e them këtë? Për shkak të Kupës ë Botës 2018. Nuk dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”, ishin fjalët e Xhakës, shkruan Panorama.
Nga Botërori 2018 na ndajnë pak më shumë se 9 muaj, Leonita duhet të fillojë të bëjë llogaritë…
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...