E rrallë. Identifikohet lulja mishngrënëse në pyllin e Rrajcës. Lulja është e njohur me emrin shkencor Pinguinkula është një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.
Por ajo gjendet në “laboratorin” natyror në pyllin e Rrajcës.
Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Pastaj ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen e saj.
Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz.
Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. Në këtë pyll gjithçka është e virgjër dhe ecën sipas ciklit biologjik natyror.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...