Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit, ka thënë Myftiu i Tiranës, Ylli.
“Unë nuk jam marrë shumë me pjesën teknike, foni e ndriçim këtë herë, por nga herët e tjera di që forma e sheshit kërkon që ekranet të kenë njëfarë pjerrësie në mënyrë që të shihen në të gjitha anët e sheshit”, tha Gurra për “GSH”.
Myftiu i Tiranës shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar dhe rrëfeu se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të imazheve që qarkullojnë dhe perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.
“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar siç po gjykohet atë strukturë”.
Myftiu kujton se në disa koncerte të bërë në sheshin e ri, praktikisht Skënderbeu është fshehur dhe asnjëherë s’ka qenë e qëllimtë.
“Falja u krye me monumentin aty”.
Gurra vërejti se monumenti i Skënderbeut ka qenë më i dukshëm në Bajramin e parë për shkak se ekranet kanë qenë ndryshe, por asnjëherë për myslimanët nuk përbën shqetësim prania e Skënderbeut në shesh.
I pyetur për reagimet, që shtrihen më thellë në histori, Gurra tha: “Nuk ka asnjë arsye fetare e qytetare që myslimanët të ushqejnë e të kenë iluzionet e mbulimit të heroit, të Skënderbeun, sepse nuk është kundër asnjë rituali, as të fesë”.
Ai shtoi se në aspektin fetar nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pra falja të njihet e po ashtu nuk ka asnjë kundërshtim as në aspektin historik.
“Heronjtë kombëtar në çdo vend, kanë flijuar veten për kombin, apo kanë mbrojtur tërësinë e kombit jo mbi baza fetare. Kjo e vërtetë është deri vonë. Myslimanë e të krishterë kanë qenë bashkë kur kanë shpallur pavarësinë. Unë ju kujtoj se verdiktin përfundimtar mbi llojin dhe përmbajtjen e flamurit e ka vendosur kryemyfiu i atëhershëm, Veli Dibra, në krah të Ismail Qemalit”.
Në fund, Ylli Gurra, u shpreh se “i shoh të nxitura e provokative, ose mbase më mirë të them, shoh një keqkuptim në perceptimin për faljen e sotme”.
“Të gjithë, si ju, duhej të kishin pyetur si qëndron situata, pasi ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeun. Nuk është justifikim ky i yni, por shpjegim. Ne do të falim aty edhe Bajramin tjetër që është në qershor, e nuk ka asnjë arsye për të mbuluar heroin. Nuk ka arsye për një dritëshkurtësi të tillë. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjithë sa është perceptuar sot, është perceptuar gabim”.
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë