“Temë kryesore e kësaj ngjarjeje është: Përdorimi i teknologjisë në rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore. Para fillimit të kësaj konference është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të A-WEB’it ku janë zgjedhur organet e rejat të këtij asociacioni, në mesin e tyre edhe Bordi Ekzekutiv. Ky Bord do të përbëhet nga 17 përfaqësues nga kontinente të ndryshme, në mesin e tyre 3 përfaqësues për kontinentin europian. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë është rizgjedhur në këtë bord, për çfarë pati edhe mbështetjen e delegacionit nga Kosova”, thuhet në komunikatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është bërë anëtar me të drejta të plota i Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) në tetor të vitit 2013.
Aktualisht A-WEB përbëhet nga 106 Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme nga e gjithë bota. Ky Asociacion, me ndryshimet e bëra gjatë Asamblesë së Përgjithshme do të ketë status të organizatës ndërkombëtare me karakter ndërshtetëror.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është pjesë përbërëse e njërit prej organeve kryesore të këtij Asociacioni, siç është Komiteti i Auditimit i A-WEB’it, funksionet e së cilit përfshijnë vlerësimin vjetor të menaxhimit të Sekretariatit, zbatimin e programeve dhe mbikëqyrjes së financave.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër