Kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian u shpreh sot se Koreja e Veriut mundet mesatarisht për disa muaj të godasë me armë bërthamore SHBA, madje edhe Evropën, duke paralajmëruar kundër një situate tejet të rëndë.
A duhet të ndjehemi të kërcënuar nga Koreja e Veriut? Po, situata është tejet e rëndë”, deklaroi ministri për radion RTL.
“Po konstatojmë një Kore të Veriut që ka përcaktuar si objektiv për të patur nesër nën zotërin raketa që mundësojnë transportin e armëve bërthamore. Brenda disa muajve, ky fakt do të bëhet realitet, pikërisht në atë moment do të ketë kapacitet të godasë me armë bërthamore SHBA, ndoshta edhe vetë Evropën, dhe së paku Japoninë dhe Kinën, situata do të jetë shpërthyese, kjo është arsyeja pse duhet të përshpejtojmë veprimet”, pohoi ai.
“Është e nevojshme që Koreja e Veriut t’i drejtohet rrugës së negociatave”, theksoi ai.
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...