Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore në Skoci janë nga Shqipëria, Vietnami dhe Kina.
Këto janë të dhënat e publikuara në një hartë të re të hartuar nga policia skoceze në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Harta e publikuar në median skoceze “The Herald” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik për krimin.
Sipas statistikave të Agjensisë Kombëtare të Krimit të Skocisë, numri i viktimave të raportuar në Skoci për vitin 2016 ishte 150 persona, një e treta e tyre ishin fëmijë.
Skocia ka 3,9 për qind të numrit të viktimave të trafikimit nga 3805 viktima të regjistruara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Fëmijët janë grupi më i dobët për trafikimin e qënieve njerëzore. Një raport i mëparshëm mbi trafikimin dhe emigrimin e paligjshëm të fëmijëve tregon se shqiptarët kryesojnë në listën e fëmijëve të humbur në sistemin e azilkërkuesve në Britani.
Ndërkohë që emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve po kthehet në shqetësimin kryesor për vende të ndryshme të BE-së.

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për heroizmin...
Albin Kurti s’i flet Vjosa Osmanit në kuvend, Konjufca ia zg...
Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndr...
Përparim Gruda: PDK nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konj...
“Le ta propozojnë Vjosa Osmani, edhe unë e kisha votu për pr...
Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me Adem Jasharin: “Ka ...