Rreth 100 mijë shtëpi janë prekur nga uragani Harvey dhe përmbytjet që kanë goditur pjesën jugore të SHBA.
Këshilltari për Sigurinë e Atdheut,Tom Bossert, tha se Shtëpia e Bardhë do t’i kërkonte Kongresit fonde emergjente për të ndihmuar të prekurit, disa prej të cilëve janë të pasiguruar, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, Presidenti Trump ka premtuar se do të dhurojë 1 milionë dollarë nga paratë e tij për fondin e ndihmës.
Të paktën 33 persona kanë vdekur që kur stuhia e goditi Teksasin të shtunën e kaluar.
Zjarrëfikësit kanë filluar kërkimet derë më derë për të mbijetuarit, ndërsa është theksuar se gjetja e trupave të zhdukur mund të zgjasë deri në dy javë.
Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyllur dhe një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike pranë Hjustonit.
Uragani Harvey është zvogëluar, por reshjet e mëdha priten që të vazhdojnë në Luziana, Kentaki edhe gjatë ditëve të ardhshme. Paralajmërimet për përmbytje mbetet në fuqi për pjesën juglindore të Teksasit dhe pjesën jugperëndimore të Luzianës./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...