Negociatat e tërheqjes së Britanisë me Bashkimin Europian nuk kanë arritur të përparojnë në mënyrë që të kalohet në një fazë të re gjatë muajit tetor, ka deklaruar negociuesi kryesor i BE-se, Michel Barnier pas katër ditë bisedimesh.
Megjithatë, sekretari britanik për Brexit, David Davis, ka theksuar se është biseduar për qëndrim konstruktiv me të dyja palët, transmeton portali arbresh.info
Pavarësisht dallimeve të mëdha mbi pagesën që Britania duhet të bëjë për Brexit, Davis ka theksuar se Londra është e gatshme të ofrojë më shumë se minimumin.
“Nuk kemi bërë përparime vendimtare mbi temat kryesore”, tha Barnier para gazetarëve.
“Në normën aktuale, ne jemi në një rrugë të gjatë për të parë progres të mjaftueshëm që t’ia rekomandojmë Këshillit Europian, në mënyrë që të fillojmë bisedimet për temat tjera”, ka shtuar ai.
Dy raunde të tjera bisedimesh janë planifikuar në Bruksel përpara se Theresa May të takohet me 27 kolegët e saj në një takim të Këshillit gjatë dative 19 dhe 20 tetor./arbresh.info/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...