Bordi i Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka shkarkuar nga detyra kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje Mustafë Hasanin.
Zyrtarë të KOSTT-it konfirmojnë shkarkimin e Hasanit, por nuk japin detaje më të hollësishme se për çfarë arsye është marrë një vendim i tillë. E në anën tjetër vetë Hasani thotë se vendimi për shkarkim është i jashtëligjshëm, me ç’rast edhe i është drejtuar Gjykatës.
Zana Bajrami-Rama, zyrtare për medie në këtë ndërmarrje publike, thotë se Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it në takimin e mbajtur më 18 gusht 2017, në vazhdën e përmbushjes së mandatit ligjor të mbikëqyrjes ka vendosur të bëjë ndryshime të kuadrit.
“Bordi i Drejtorëve në bazë të kompetencave dhe të përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka marrë vendim që të lirojë nga detyra kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-iy, Mustafë Hasanin. Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it deri në një vendim tjetër është emëruar zv.kryeshefi aktual për operim Kadri Kadriu”, ka thënë Bajrami-Rama për gazetën “Zëri’.
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...