Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini ka kërkuar që më së largu deri në Vitin e Ri tu jepet përgjigje familjarëve për fatin e më të dashurve të tyre.
Qerkini hodhi akuza në drejtim të institucioneve të Kosovës duke thënë se sikur zyrtarët shtetëror të ishin më këmbëngulës në këtë drejtim, gjërat do të ishin ndryshe, shkruan arbresh.info.
Qerkini këtë deklaratë e bëri gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Pagjeturit që u mbajt sot nga familjarët e të pagjeturve të luftës së fundit, ngjarje të cilës iu bashkua edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kush është ai që neve s’na jep përgjigje për të cilat ne i kemi dhënë argumentet se kush na i ka marrë të dashur tanë. Ka familjarë që kanë dhënë edhe 30 herë intervista te çdo ndërkombëtar dhe vendor që ka kërkuar të dijë. Të gjitha të këqijat e të gjitha të zezat që janë bërë në këto troje e dimë adresën, ajo është Serbia. Ndërkombëtarët janë këtu për të na ndihmuar. Sikur të ishin më këmbëngulës krerët e Republikës së Kosovës kishte qenë puna më mirë”, u shpreh Qerkini.
Ai kërkoi që t’i bëhet trysni Serbisë që të tregoj se ku i ka fsheshur të dashurit e tyre dhe po ashtu t’i jepet prioritet Ligjit për të Pagjeturit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525337107531376/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...