Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Ajet Potera përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi ku shihet vetura zyrtare e komunës së Podujevës duke e kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri,shkruan arbresh.info.
Potera përmes kësaj foto ka pyetur se a ka shkuar kryetari i Podujevës Agim Veliu në këtë udhëtim zyrtar për të mirën e qytetarëve apo po e keqpërdor veturën zyrtare.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
“Në ditë të punës me 29.08.2017 me veturë zyrtare në ora 18:30 në kufirin Kosovë – Shqipëri !
Po duam të besojmë se Kryetari i Komunës së Podujevës është në udhëtim zyrtar, për të mirën e qytetarëve Llapjanë, për ndryshe është keqpërdorim i pozitës dhe veturës zyrtare?” ka shkruar Potera.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...