Shumica e votuesve francezë nuk besojnë se Presidenti Emmanuel Macron po udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.
Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga Harris Interactive, popullariteti i Macron ka pësuar rënie drastike, transmeton portali arbresh.info
Rënia e vazhdueshme e mbështetjes vjen pasi lideri francez 39-vjeçar po përgatitet të publikojë reformat në tregun e punës.
Sondazhi zbuloi se nga 46 përqind besueshmëri në udheheqjen e Macron, përqindja ka rënë pesë pikë më poshtë.
Rënia e tij e madhe në popullaritet e lë atë presidentin më të papëlqyeshëm francez në dekada pas 100 ditëve të para në detyrë./arbresh.info/
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...