Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Peqin-Rrogozhinë. Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion dhe si pasojë është ndarë më dysh.
Sipas JOQ, kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale. Sipas dëshmitarëve, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës në arat e zonës, ku si pasojë ka humbur jetën një 25- vjeçar.
“Aksident në rrugen e Peqin-Rrogozhin u be 30 min as polic as ambulancë asgjë rroftë shteti. Ky me fiat hyri ne korsin e kamionit. Vetëm kur pash tym, po u be me shumë se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemët po as ambulancë asnjë gjë, gjynah ku jetojmë. Jo vlla kishe fluturuar nga makina në ara me pemë rreth 300 metra nga makina po çfarë moshe kishe se di”,-shprehet dëshmitari.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë