“Arrestimi i Bogdan Mitrovicit në Mushtisht është i pabazë dhe është një dëshmi tjetër përmes të cilave metoda shqiptarët duan të trembin serbët në Kosovë”, ka deklaruar sot Lista Serbe, e cila ka kërkuar nga institucionet në Kosovë që të lirojnë menjëherë Mitrovicin.
Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në këtë rast dhe të parandalojnë keqtrajtimin e tij.
“Çdo vit ne dëshmojmë se serbët në Mushtisht janë duke u keqtrajtuar dhe përfqësuesit ndërkombëtarë vetëm shikojnë se si po shkelen të drejtat e njeriut. Me këtë rast ne pyesim veten, se a janë këto vlerat europianë që po përfaqësohen në Kosovë?!”, thuhet në deklaratë, transmeton arbresh.info.
Ata theksojnë se populli serb nuk duhet të frikësohet nga kjo sjellje dhe se Lista Serbe do të luftojë me të gjitha mjetet politike dhe demokratike për t’u dëgjuar zërat e njerëzve të pafajshëm.
“Ne jemi të bindur në luftën tonë për një jetë dinjitoze dhe do të vazhdojmë të marrim të gjithë mbështetjen nga shteti jonë, Serbia”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...