Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kritikuar politikat e qeverisë për arsimin, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
“Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre, që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas”, ka deklaruar Basha.
Madje, është shprehur ai, që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.
“Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre. Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”, ka shtuar Basha./ TCh
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...