Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka uruar Pandeli Majkon në emërimin ministër për shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Pacolli në urimin e tij ka përmendur edhe kontributin e Majkos si kryeministër në kohën kur Kosova po përballej me luftë, shkruan arbresh.info
Për më shumë lexoni shkrimin e tij të plotë
I nderuari z.Pandeli Majko
Pranoni urimet e mia më të përzemërta në marrjen e detyrës më të re atë të Ministrit për shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Uroj që në funksionin e ministrit të jepni kontributin tuaj përmbajtësor në përfaqësimin e shqiptarëve kudo që janë.
Kosova nuk e harron ndihmën që i dhatë vendit tonë në kohën kur ishim përballë sfidës më të madhe atë të luftës.
Ju si kryeministër i Shqipërisë u desh të menaxhonit një nga situatat më të vështira që përballej Shqipëria, të mbështestni luftën e Kosovës, por edhe pritjen e qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga makineria e Milosheviqit.
Besoj që njësoj do të jeni të dedikuar edhe në detyrën e re.
Suksese, RR.P
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës