Sipas drejtorit sportiv Pep Segura, ekziston vetëm një skuadër që mund t’ia ndalojë Barcelonës të përfundojë në krye të grupit të tyre në Ligë të Kampionëve dhe ai është Juventusi, klubi që i eliminoi ata sezonin e kaluar.
Gjiganti katalunas është pjesë e grupit me “Bianconerët”, Sportingun dhe Olympiacos, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi një kundërshtar të qartë në grup, është Juventusi”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës për ‘Barca TV’.
“Barcelona e njeh nivelin e Juventusit dhe janë edhe dy skuadra të tjera që ne nuk mund të humbin kohë duke menduar se janë të lehta”
“Kemi respekt maksimal për të gjithë, ato janë kompetitive dhe skuadra historike që mund të luajnë një rol të madh”./arbresh.info/
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...