Plakja e lëkurës ndikohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja luajnë rol kyç në procesin e plakjes.
Disa pjesë të trupit, siç është zemra dhe truri, rinohen më shpejt dhe teknikisht janë më të ri.
Por përderisa nuk ekziston një gjë e tillë si shatërvani i rinisë, prapëseprapë ju mund ta zvogëloni procesin e plakjes duke bërë ndryshme të caktuara në stilin e jetës dhe në mënyrën e të ushqyerit.
Stresi, toksina dhe mungesa e ushtrimeve fizike ndikojnë që trupi juaj të plaket më shpejt, por jo të gjitha pjesët e trupit plaken me të njëjtin ritëm.
Fytyra, njëjtë sikurse duart, është pjesë e trupit e cila vazhdimisht i ekspozohet faktorëve të jashtëm, transmeton telegrafi. Përveç se është një nga pjesët e trupit që plaket së pari, shenjat e plakjes janë më të dukshme në fytyrë sesa në ndonjë zonë tjetër të trupit.
Rrudhat, linjat e shprehjes së fytyrës, etj., mund të shfaqen më herët nëse lëkura e fytyrës nuk ka lagështi të mjaftueshme çdo ditë dhe nëse nuk i bindeni një diete të shëndetshme dhe të balancuar.
Por, si ta parandaloni këtë?
Mjafton të mos e harroni rëndësinë e të pastruarit fytyrën dy herë në ditë, e gjithashtu të aplikoni produkte të cilat janë kundër plakjes, krema lagështie dhe krem për mbrojtje nga dielli.
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...