Një furgon që kishte bombola gazi është zbuluar në afërsi të një salle në Rotterdam, disa orë pas një informate anonime nga policia spanjolle që çoi në anulimin e një koncerti roku.
Shoferi i furgonit të regjistruar në Spanjë u arrestua nga policia, ka thënë kryetari i bashkisë Ahmed Aboutaleb, transmeton portali arbresh.info

Bendi amerikan Allah-Las që shpesh merr kërcënime për shkak të emrit do të performonte në The Maassilo në Holandë.
Por, paralajmërimi bëri që koncerti të anulohej në minutën e fundit.
Megjithatë, Aboutaleb tha se nuk ishte e qartë nëse furgoni dhe kërcënimi terrorist ishin të lidhur.
Paralajmërimi erdhi mes një ndjenje të rritur alarmi pas sulmeve në Spanjë javën e kaluar./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?