Je apo jo në grupin që i mban mend ëndrrat, nëse sheh veten në ëndërr sikur je shtatzënë, vështirë ta harrosh. Me siguri, kush e ka provuar është përfshirë nga një ndjesi paniku, duke u zgjuar papritur dhe duke vënë dorën në bark për t’u siguruar. Kjo lloj ëndrre është kaq e gjallë saqë nëse të ndodh për herë të dytë, nuk je aq e sigurt që është vetëm ëndërr, transmeton arbresh.info.
Me siguri, e ke pyetur veten se çfarë kuptimi kanë të tilla ëndrra.
Në të vërtetë, ëndrrat e shtatzënisë janë shumë të zakonshme për femrat. Ato zakonisht simbolizojnë fillime të reja, lidhje të rikrijuara me të tjerët, ndryshime në jetën personale ose në karrierë, ose diçka që mezi po e pret në të ardhmen e afërt.
Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ç’besohet rëndom, është zakonisht pozitive, sepse tregon maturi në jetë ose në një marrëdhënie. Por shtatzënia mund të jetë gjithashtu edhe një simbol i një gjendjeje shpirtërore të re.
Nëse në ëndërr je e lumtur për shtatzëninë, atëherë do të thotë që ngjarje emocionuese do të ta përfshijnë jetën në këtë moment ose në një të ardhme të afërt.
Nëse është një fëmijë për të cilin po mendon, ëndrra mund të jetë shenjë e fëmijës që është rrugës.
Por nëse shtatzënia është larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re në jetë, emocionuese, e ndryshme, por natyrisht e gëzueshme.
/arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...