Gjendje katastrofale e Liqenit të Badovcit, stërmbushet me mbeturina

22:57 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën, është stërmbushur me mbeturina.

Për këtë liqen më parë ishin marrë masa për pastrimin e tij, pasi që ishte vënë në dyshim cilësia e ujit për shkak të mbeturinave në të, megjithatë duket se gjendja e tanishme e tij nuk është aspak e mirë.

Siç  po shihet në fotografitë, të cilat na ka dërguar një qytetarë, një pjesë e madhe e liqenit është ngulfatur nga mbeturinat e shumta.

Kujtojmë se me mbeturina të grumbulluara në natyrë kanë probleme të shumta edhe banorët e shumë fshatrave të Prishtinës përfshirë fshatin Mramor, të cilët janë ankuar disa herë për shkak të neglizhencës së treguar nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e tyre./arbresh.info/

21104382_10214600899039928_1305948265_o 21076654_10214600899519940_1438328895_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme