Liverpooli ka informuar Barcelonën se nuk ka fare rëndësi oferta e tyre prej 136 milionë funta që ata raportohet se do ta shtrojnë së shpejti sepse nuk do të shesin lojtarin e tyre as për 150 milionë.
Gazetari në ‘Sky Sports’, Kaveh Solhekol ka njoftuar rreth kësaj përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/SkyKaveh/status/900373937934266369
Zyrtarët e Barcelonës thuhet se kanë shkuar në Angli për të diskutuar me Liverpoolin në lidhje me Philippe Coutinhon.
Klubi katalunas ka ofruar 100 milionë funta, plus 38 milionë bonuse.
Bonuset janë për performancat në UEFA Ligë të Kampionëve. Megjithatë, skuadra angleze ka informuar Barcelonën t’i mos shqetësojë me ofertën e tyre.
Mësohet se Liverpooli nuk do të shes atë as për 150 milionë funta.
Derisa Liverpooli vazhdon të qëndrojë i vendosur rreth Coutinhos për mos shitjen e tij, braziliani pritet publikisht të shpreh dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.
Bashkëlojtarët e Coutinhos mendojnë që transferimi i tij te Barcelona është i “pashmangshëm”./arbresh.info/
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...