Inteligjenca libaneze ka ndihmuar në prishjen e një sulmi të mundshëm terrorist të Shtetit Islamik.
Bëhet e ditur që sulmi ishte paraparë të kryhej në aeroplani për në Abu Dhabi nga Sidnej, transmeton portali arbresh.info
Sulmi i planifikuar ishte të hidhej aeroplani në një bombë të fshehur në një kukull Barbie.
Sipas ministrit të brendshëm Nouhad Machnouk, shtetasi libanez Amer Khayyat kishte planifikuar të hidhte në herë një aeroplan 20 minuta pas nisjes, por plani i tij dështoi për shkak të peshës së eksplozivëve.
“Operacioni u prish për shkak të peshës shtesë”, tha Machnouk. “Dega e inteligjencës ndoqi rastin dhe zbuloi se Amer ishte i përfshirë në këtë akt dhe duket se ai supozohej ta kryente atë”.
Ai u arrestua pasi mbërriti në Liban. Dy vëllezërit e tij, Khaled dhe Mahmoud Khayyat, u arrestuan në Sidnej në korrik dhe u akuzuan “për veprime të kryera në përgatitjen ose planifikimin e një akti terrorist”.
Në kohën e arrestimeve, Zëvendës Komisioneri për Sigurinë Kombëtare Michael Phelan e përshkroi planin si “një nga komplotet më të sofistikuara që ndonjëherë është tentuar në tokën australiane”.
Vëllai i katërt, Tarek, thuhet se ishte një komandant ISIS që jetonte në Raqqa./arbresh.info/
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së