Ministri i Sigurisë së BH, Dragan Mektiç tha se agjencitë e sigurisë mbrëmë kanë penguar hyrjen në vend të një shtetasi të huaj për të cilin ka të dhëna të besueshme se është i afërt me Shtetin Islamik dhe organizata dhe grupe të tjera terroriste, transmeton zeri.info.
“Ky person u përpoq të abuzonte me liberalizimin e regjimit të vizave, por u zbulua në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, ku u arrestua dhe pastaj u kthye në vendin e tij të lindjes”, tha ai.
Mektiç nuk bëri të ditur shtetësinë e këtij personi, sepse, sipas tij, është një informacion konfidencial i sigurisë për një person që njihet me pikëpamje terroriste.
Duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që ai ka me grupe të ndryshme radikale në botë, thotë Mektiç, ky person paraqet rrezik për sigurinë e BH-së dhe qytetarëve të saj, dhe si i tillë do të monitorohet me vigjilencë dhe nuk do t’i lejohet hyrja.
Mektić konfirmoi se Ministria e Sigurimit e BH në listën e saj të brendshme ka regjistruar një numër personash të dyshimtë që mund të lidhen me radikalizmin dhe terrorizmin. Ai tha se këta persona janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjencitë e sigurisë në BH.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...