Milorad Trifunovic, përfaqësues serb në Qendrën Burimore për Perona të Pagjetur ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kanë varrosur të dashurit e tyre gjatë luftës që të pranojnë njerëzit që vijnë për të marrë një pikë gjaku nga ata për tu siguruar se ato varreza janë të familjarëve të tyre.
Sipas tij, në atë periudhë, njerëzit janë varrosur në mënyrë klasike dhe pa ADN, shkruan arbresh.info.
Trifunovic ka kërkuar që kjo të bëhet për tu zgjidhur brengat që po i mundojnë të gjithë.
“Në vitet 99’ dhe 2000’ kemi varrosur persona në mënyrë klasike pa ADN. Këta njerëz janë varrosur edhe nëse nuk janë identifikuar si duhet. Ndoshta është njohur ndonjë pjesë e veshmbathjes ndoshta dikush ka pasur letërnjoftimin e dikujt tjetër. Nga ana tjetër vrasësit kanë ndërruar edhe veshmbathjet dhe letërnjoftimet etj. Do të doja t’i dërgoja ftesë mesazh të gjithëve që i kanë varrosur të dashurit e tyre me metoda klasike që t’i përgjigjen apelit tonë, që t’i pranojnë njerëzit që vijnë për të marrë një pikë gjaku për tu siguruar që në ato varreza janë të dashurit e tyre sepse në varreza ka njerëz që janë keqidentifikuar pa mostra të gjakut”, ka thënë Trifunovic gjatë konferencës me temë “Sfidat e Identifikimit” që është mbajtur në Prishtinë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1519055098159577/
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...