Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet edhe personalisht për të zbardhur fatin e të pagjeturve në Kosovë.
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës së organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur me temë “Sfidat në identifikim”, shkruan arbresh.info.
I pari i vendit tha se është e dhimbshme dhe e papranueshme që tërë këto vite nga përfundimi i luftës ende nuk është zbardhur fati i të gjitha viktimave.
“Është e dhimbshme dhe e papranueshme që tërë këtë vite që nga përfundimi i luftës ende nuk është zbardhur fati i të gjitha viktimave. Politika qoftë vendore qoftë ndërkombëtare duhet te qëndroj larg kësaj teme, pra të mos e politizoj atë. Kam qenë dhe mbes i angazhuar që çështja e të pagjeturve të trajtohet dhe të mbyllet drejt dhe me urgjencë. Personalisht do të angazhohem si president i vendit edhe më fuqishëm që të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve dhe të mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për të gjithë ne”, është shprehur Thaçi.
Ai ka falënderuar familjarët e të zhdukurve për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë në këtë drejtim./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1519042421494178/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë