“Zaev i ka shpallur luftë Serbisë”, “vëllai Zaev thikë pas shpine”, “shërbimet e Maqedonisë i kanë përcjellë dhe i kanë frikësuar diplomatët serb”, “Maqedonia i ka përgjuar diplomatët serb?!”, këto janë disa nga titujt e gazetave të Serbisë gjatë ditës së sotme, pasi mbrëmjen e së dielës diplomatët e Ambasadës serbe në Shkup, janë thirrur për konsultime në Beograd.
Mediat serbe sot në fushatë të përbashkët, kanë nxjerrë një sërë tekstesh duke e sulmuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin e paraqesin përgjegjës për spiunimin e personelit serb të Ambasadës dhe funksionarëve serbë.,raporton zhurnal.mk
Mediat shkruajnë se Maqedonia i ka përgjuar funksionarët e Serbisë me ndihmën e një shërbimi tjetër sekret, në mesin e të cilëve ka qenë i përgjuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç tij, mediat serbe gjithashtu akuzojnë Zaevin se i ka përgjuar të gjithë diplomatët serb./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X