Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK sot ka bërë prezantimin e kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit, shkruan arbresh.info
Në zgjedhjet e 22 tetorit kandidat për kryetar nga kjo parti do të jetë Rexhep Kadriu.
Gjatë një konference për media Kadriu tha se ka nderin të jetë kandidat për kryetar në Gjilan dhe shpreson se do të dalë fitues së bashku me listën e AAK-së.
“Ne do të udhëheqim me Gjilanin bashkë me kryeministrin Haradinaj, i cili do ta udhëheq shtetin. Ne do t’i kthejmë dinjitetin Gjilanit,” tha ai.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në këtë konferencë tha se Rexhep Kadriu është shquar për humanizmin e tij përtej përgjegjësive në Komunën e Gjilanit.
“Është Inxhinier, me profesion ndërtimtar. Sipërmarrës në Komunënë e Gjilanit. Aktulaisht nënkryetar,” është shprehur Haradinaj.
/arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë