Seremb Gjergji nga Partia Socialdemokrate bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Klinës. Një problem familjar e ka detyruar atë të heqë dorë nga kandidimi. Bëhet fjalë për sëmundjen e gruas së tij, shërimi i së cilës është gara kryesore e Gjergjit.
“Te nderuar banore te KK Kline. Kesaj radhe nuk do te garoj per Kryetar te KK Kline. Doktorret e kane diagnostifikuar nusen time me kancer dhe gara ime kryesore eshte sherimi i saj”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjergji ka shtuar se pas mposhtjes së kësaj sëmundjeje ai do të rikthehet në politikë.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...